E vetmja panda albino në botë
Panda e vetme albino në botë u zbulua në vitin 2019, në Sichuan të Kinës, falë publikimit të imazheve të ndryshme të kapura nga kamerat infra të kuqe në Rezervatin Natyror Ëolong, kur ishte ende këlysh. Që atëherë, studiuesit e kanë monitoruar kafshën për të marrë imazhe më të mira dhe për të kuptuar sjelljen e saj në habitat.
Dhe fakti që ka mbijetuar katër vjet paraqet një mundësi të madhe për shkencëtarët që të studiojnë karakteristikat e tij shëndetësore dhe gjenetike, sepse kafshët albino vuajnë nga sëmundje të shkaktuara shpesh nga defekte gjenetike që çojnë në anomali.
“Ky individ mund të ketë qenë panda e parë gjigante e egër plotësisht e bardhë që është regjistruar që nga fillimi i dokumentacionit zyrtar”, tha Li Sheng, një studiues në Universitetin e Pekinit, në deklaratat e raportuara nga rrjeti australian ABC News.
KOHA JONË SONDAZH

