Edhe në arrest shtëpie nuk e ndali shpërndarjen, i riu shqiptar në Itali kapet me qindra doza hashashi

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia e Romës në Itali, pasi në banesën e tij i janë gjetur qindra doza hashashi, të përgatitura për shitje.

“Roma Today” raporton se 21-vjeçari shqiptar ishte në arrest shtëpie për drogë dhe vepra të tjera penale, por kjo nuk e ka penguar që ai të zhvillonte aktivitetin e tij.

Kontrolli në banesën e shqiptarit u bë pasditen e djeshme, gjatë një aksioni për të luftuar tregtimin e lëndëve narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, personi i arrestuar do të mbetet nën arrest shtëpie në pritje të gjykimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?