Eklipsi diellor i 12 gushtit, mjekët japin udhëzimet: Syzet e diellit nuk mjaftojnë

Eklipsi diellor i 12 gushtit pritet të jetë një spektakël i veçantë, por mjekët paralajmërojnë për rrezikun që i kanoset shikimit nëse Dielli vëzhgohet pa mbrojtjen e duhur.

Ekspertët theksojnë se rrezatimi diellor nuk dobësohet gjatë eklipsit dhe shikimi i drejtpërdrejtë mund të shkaktojë retinopati diellore, një dëmtim të retinës që mund të jetë i përkohshëm ose i përhershëm. Problemi është se dëmtimi mund të mos shkaktojë dhimbje dhe simptomat mund të shfaqen vetëm disa orë ose ditë më vonë.

Syzet e zakonshme të diellit nuk ofrojnë mbrojtje. Për të parë eklipsin në mënyrë të sigurt duhen përdorur syze speciale të certifikuara sipas standardit ISO 12312-2. Ekspertët këshillojnë kujdes të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme të syve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse pas eklipsit shfaqet turbullim i shikimit ose shqetësime të tjera vizuale, rekomandohet konsultë sa më e shpejtë me një okulist.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?