FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ekspertët: Europa të përgatitet për verën më të nxehtë në histori

Europa duhet të përgatitet për një verë përvëluese, paralajmërojnë ekspertët. Gjermania dhe vendet nordike, sipas tyre, do të përballen që javën e ardhshme me temperature të pazakonta.

Rreziku i një të nxehti përvëlues ka vënë në hall organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit, të cilët kanë detyrën të kujdesen për sigurinë e atletëve. Spanja po bëhet gati për një të nxehtë masiv e ka nxjerrë një hartë të re me parashikime të përditësuara. Qytetet anekënd kontinentit janë duke tentuar të marrin masa për tu përshtatur me të nxehtin ekstrem.

Deri tani, janë regjistruar 11 muaj rekord të nxehti temperatura e sipërfaqes së ujit në Atlantikun e Veriut ka mbërritur nivelin më të lartë në të paktën 40 vjet. Meteorologia Tamsin Green thotë se qershori, korriku dhe gushti do të jenë mbi mesataren për sa i përket temperaturave. Pika të nxehta, sipas saj, mund të ketë edhe në Europën Jugore dhe Lindore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?