Eksperti i OKB: Një krizë e re rrezikon ushqimin e 25 milionë njerëzve

Bota po lufton me fuqi pandeminë e koronavirusit Covid-19 por nga ana tjetër miliona njerëz në Afrikë e në Lindjen e Mesme pritet të goditen nga kriza e rëndë e karkalecave të shkretëtirës. Karkalecat e shkretëtirës, të quajtur nga OKB “parazitët më destruktivë emigratorë të botës” priten të shkaktojnë panik në sigurinë ushqimore të miliona njerëzve siç po ndodh aktualisht me njerëzit në Kenia, Etiopi e Somali.

Eksperti i agjencisë së ushqimit të OKB, Keith Cressman, tha kësaj jave se kriza e karkalecave do të reduktohej me kalimin e kohës siç ka ndodhur historikisht por ndryshimet klimatike kanë krijuar një normale të re që rrezikon ushqimin për rreth 25 milionë njerëz.

“Pikërisht në kohën kur shumimi i tyre po mbyllej, një ciklon i dytë goditi zonën, që lejoi vazhdimin e shumimit të tyre duke u kthyer në masën aktuale”. Cikloni Sagar, më i forti që ka goditur ndonjëherë Somalinë erdhi disa ditë para ciklonit Mekunu, dhe të dy u ndoqën nga cikloni Luban në tetor 2018. “Zakonisht një ciklon sjell kushte të favorshme për ta për gjashtë muaj dhe më pas ambjenti nis të thahet deh karkalecat nisin të vdesin ose të emigrojnë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?