FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ekzekutohet me ilaçe, ja krimi për të cilin u dënua 51 vjeçari

Në Arkansas u krye mbrëmë ekzekutimi i parë në 12 vjet. 51 vjeçari Ledell Lee u ekzekutua mbrëmë vonë pasi Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë kërkesën për të ndalur ekzekutimin.

Lee ishte dënuar për rrahjen deri në vdekje të një gruaje me shufër hekuri në vitin 1993. Avokatja mbrrojtëse kishte kërkuar pezullimin e dënimit dhe kryerjen e një prove të re të AND-së, që sipas saj, mund të provonte pafajësinë e tij.

Autoritetet në Arkansas përdorën një kombinim prej tre ilaçesh për ekzekutimin e Ledell Lee, përfshirë dhe një qetësues. Rezervat e këtij shteti me ilaçet që përdoren për ekzekutime mbarrojnë në fund të këtij muaji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishin planifikuar tetë ekzekutime në Prill, brenda një periudhe 11 ditore, përpara mbarimit të sasisë së ilaçeve që përdoren për këtë qëllim. Shteti e ka pothuajse të pamundur të gjejë furnizime të reja të ilaçeve të miratuara për ekzekutimin e të dënuarve me vdekje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?