Emërohet kryeministri i parë pas 40 vitesh

Presidenti i Kubës Miguel Díaz-Canel emëroi kryeministrin e parë të vendit në më shumë se 40 vite ministrin e turizmit, Manuel Marrero Cruz.

Posti i kryeministrit u hoq në vitin 1976 nga lideri i atëhershëm Fidel Castro.

Marrero, 56 vjeç, do të marrë përsipër disa nga përgjegjësitë që i bien aktualisht Presidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kreu i qeverisë do të jetë dora e djathtë administrative e Presidentit të Republikës” shkruan gazeta online e drejtuar nga shteti Cubadebate.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sidoqoftë, kritikët thonë se çdo ndryshim i tillë është thjesht për fasadë pasi Partia Komuniste Kubane dhe ushtria mbeten dy institucionet e vetme të vërtetë vendimmarrëse në ishull.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?