FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Emërohet kryeministri i ri në Francë

Presidenti i Francës, Francois Hollande, e ka emëruar sot Bernard Cazeneuve në postin e kryeministrit të vendit, deri në zgjedhjet e përgjithshme të muajit maj vitin e ardhshëm.

Cazeneuve, i cili ishte ministër i Brendshëm, do ta zërë vendin e Manuel Valls, i cili dha dorëheqje sot në mëngjes, pasi më herët shpalli kandidaturën për president të Francës, transmeton Express.

Ai do ta zgjedhë qeverinë më vonë, por nuk pritet të bëjë një riorganizim të madh të qeverisë për 5 muajt e mbetur të mandatit të qeverisë socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cazeneuve, 53-vjeçar, njëri nga personat më besnikë të Hollande, në Francë nuk njihej në përgjithësi deri në vitin 2012 kur ishte emëruar zëdhënës i qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?