FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ëngjëlli” që jeton me diktatorin mizor (FOTO)

Liderët më të këqinj kanë përkrah tyre gra të ndjeshme, delikate dhe mbi të gjitha, shumë të bukura. Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka vëmendjen e botës ndërsa vazhdon të shkëmbejë kërcënime me Presidentin e SHBA, Donald Trump. Por kush është gruaja e Kim? Ajo quhet Ri Sol-ju dhe shtypi i huaj e ka cilësuar si një ndër femrat më të bukura të botës.

Ndërsa sytë e botës janë të fiksuara tek Kim, gruaja e tij Ri Sol-ju mbetet në hije, shumë pak flitet për tv dhe në internet fotot e saja janë në numër të pakët. Shumë pak dihet për Zonjën e Parë të Koresë së Veriut.

Ajo u fotografua për herë të parë duke shoqëruar bashkëshortin e saj në një ngjarje të rëndësishme në verën e vitit 2012, ndërsa në korrik mediat shtetërore të Koresë së Veriut konfirmuan se ata ishin të martuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka aludime se dasma e tyre u zhvillua në vitin 2009, gjatë kohës kur Kim përgatitej për të pasuar babain e tij Kim Jong-il.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Udhëheqësi i vdekur i Koresë së Veriut, Kim Jong-il, organizoi me shpejtësi martesën e djalit të tij të vogël, pasi kaloi një sëmundje të keqe në 2008”,-tha analisti Cheong Seong-chang.

Ka pasur raporte që Kim u bë baba në vitin 2010, por nuk dihet nëse Ri është nëna e fëmijës. “Ri Sol-ju u shfaq në skenë në vitin 2010 si anëtare e Orkestrës Unhasu, edhe pse ishte shtatzanë”, citoi gazeta koreano-jugore “Chosun Ilbo”.

“Në Korenë e Veriut është e pamendueshme që një grua e parë shtatzënë të performojë në skenë”,- tha një burim diplomatik.

Ka spekulime se vitin e kaluar zonja Ri nuk u shfaq në publik për plot nëntë muaj. Disa sugjeruan se ajo mund të kishte pasur një mosmarrëveshje me motrën e bashkëshortit të saj, Kim Yo-jong, e cila është përgjegjës për krijimin e kultit personal të Jong-un.

Flitet se zonja Ri mund të jetë ekzekutuar në muajin dhjetor kur u paraqit në një konkurs të trajnimit luftarak ajror me burrin e saj.

Burimi: Daliy Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?