Erdogan blen sistemin mbrojtës raketor rus

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, konfirmoi se vendi i tij do ta blejë sistemin mbrojtës raketor nga Rusia. Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Erdogan tha se furnizimet me sistemin S-400 do të nisin në korrik.

Një ditë më herët, zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence kishte paralajmëruar se Turqia po rrezikon anëtarësinë e saj në NATO nëse e blen sistemin rus, që për Uashingtonin është një kërcënim për avionët amerikanë.

Sidoqoftë, Presidenti turk tha se Ankaraja e ka shqyrtuar më herët edhe blerjen e sistemit raketor amerikan Patriot, por se oferta e SHBA-së “nuk ka qenë e favorshme si ajo e Rusisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ankaraja po krijon lidhje më të ngushta me Rusinë pas përkeqësimit të marrëdhënieve të saj me SHBA-në dhe Evropën. Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO. Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?