Erdogan: Gjuha kërcënuese e SHBA-së nuk i vlen askujt

Gjuha kërcënuese e SHBA-së nuk i vlen askujt, ka thënë sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan .

Marrëdhëniet mes aleatëve të NATO-s u përeqësuan pas gjykimit të pastorit amerikan Andrew Brunson i cili është arrestuar në Turqi për lidhje me organizatat terroriste.

Erdogan u tha reporterëve në Ankara se Turqia nuk do të bënet kompromise sa i takon pavarësisë së gjyqësorit dhe shtoi: “Turqia nuk ka asnjë problem me pakicat fetare. Mirëpo, është e pamundur të pranojmë gjuhën kërcënuese të botëkuptimit evangjelist dhe sionist në Amerikë”, informon Reuters.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu presidenti tha se ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu do të ketë takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Michael Pompeo në Singapor

Swiss Digital Mobile Reklama

Erdoğan ka kujtuar se Turqia ka qenë gjithnjë në solidaritet me SHBA-në në kuadër të NATO-s.

Ne ishim bashkë me ta në Kore, luftuam bashkë me ta. Prandaj nuk është e hijshme të përdoret një gjuhë e tillë kërcënuese ndaj një Turqie që ka luftuar së bashku dhe ende është në solidaritet në nivelin më të lartë në NATO”, tha Erdoğan, duke shtuar se Turqia nuk i jep rëndësi të madhe kërcënimeve të tilla.

Kujtojmë se Brunson u transferua në arrest shtëpiak javën e kaluar, pasi ishte arrestuar në provincën e Izmirit në dhjetor të vitit 2016. Ai akuzohet për spiunazh për PKK-në, e njohur si organizatë terroriste në SHBA dhe Turqi, dhe organizatën terroriste FETO, e cila qëndron prapa tentativës për grusht shteti në korrik të vitit 2016.

SHBA është kërcënuar me sanksione nëse nuk lirohet pastori amerikan, ndërkohë që Turqia e ka quajtur këtë hap të SHBA-së si ndërhyrje në gjyqësorin e saj të pavarur, duke e kritikuar ashpër gjuhën kërcënuese të zyrtarëve amerikanë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?