Erdogan pas tërmetit tragjik: Harrojini pallatet më shumë se 4-katëshe
Më 6 shkurt, Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet shkatërrimtar ku mbetën të vdekur mbi 50 mijë qytetarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u plagosën.
Pas tërmetit tragjik, presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan deklaroi se nuk do të bëhet asnjë kompromis për arkitekturën e ndërtesave të reja që pritet të ndërtohen pas tërmetit në zonat e prekura.
Ai tha se godinat do të jenë 3 deri në 4 kate duke shtuar se nuk do të lejohet ndërtimi i ndërtesave në zonat ku kryqëzohen vijat e thyerjes tektonike.
“Në qytetet ku ndodhi tërmeti do të ndërtohen ndërtesa 3 ose 4 kate. Harrojini pallatet më shumë se 4-katëshe”, tha presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan.
KOHA JONË SONDAZH

