FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Erdogan vrasës!”Kurdët e presin me protesta në Romë

Komuniteti kurd ka manifestuar sot në Romë kundër vizitës zyrtare të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Itali.

Protesta e tyre është zhvilluar në kështjellën Sant’Angelo jashtë zonës së blinduar nën masa mjaft të larta nën kontrollin e Policisë Italiane për të garantuar sigurinë e vizitës së Presidentit turk.

Nën thirrjet e parrulat “Erdogan Vrasës”, “Larg duart nga Kurdistani”, “Turqi =Erdogan = autostradë për terroristët”i janë bashkuar kësaj proteste mjaft akvitistë të organizatave joqeveritare italiane në mbrojtje të lirive e të drejtave njerëzore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një prej manifestuesve ka propozuar duke marrë me vete turmën për të vazhduar protestën në Vatikan, ku po zhvillohej dhe takimi i Erdogan me Atin e Shenjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky fakt ka shënuar ndërhyrjen e forcave të renditdhe  në përleshje trup më trup të manifestuesve me policinë italiane, një prej manifestuesve është plagosur lehtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?