Eurokomisioneria Johansson: Drejt BE mund të udhëtoni vetëm për arsye objektive
Të gjithë qytetarët që vijnë nga vende jo anëtarë të BE, duhet të testohen 72 orë para se të mbërrijnë në vendet e unionit. Lajmin e ka bërë të ditur komisioneria evropiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.
Sipas Johansson, udhëtimet nga vendet e treta që nuk janë zona të gjerlbërta drejt BE-së, janë qartësisht jo të këshilluara. Ndërsa, do të lejohen vetëm udhëtime të dosmodoshme nga familjarë të rezidentëve të vendeve të BE.
Këto rregulla bëjnë pjesë tek rekomandimet e reja të KE-së drejt BE, u shpreh Johansson së bashku me komisionerin Didier Reynders në një konferencë për shtyp në Bruksel.