FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Europa është në rrezik, Gjermania: “Putin të ndal zgjerimin ushtarak Rus”

Vendet Europiane kanë urdhëruar Rusinë që të zvogëlojë shpenzimet e saja ushtarake, pasi frika e një garë të armëve, mund të dalë jashtë kontrollit pas agresionit të Putinit në Krime, Ukrainën lindore dhe në Siri.

Tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë përshkallëzuar në muajt e fundit pas mbështetjes të Putinit për tiranin sirian Bashar al-Asad dhe aneksimit në Krime.

Alarmi që Ministri i Jashtëm Gjerman, Frank-Walter Steinmeier, përcjell është se: “Siguria e Europës është në rrezik sa Rusia mund të jetë për momentin e frikshme dhe ne kemi nevojë për më shumë dialog”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Steinmeier, kandidati socialdemokratët për President, për herë të parë foli për një marrëveshje për kontrollin e armëve me Rusinë, kjo për të shmangur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit. Ai gjithashtu ka bërë thirrje vendeve të tjera për të nënshkruar këtë marrëveshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi: “Ne kemi një përgjegjësi për të mos lënë asnjë gur pa luajtur në përpjekjet tona për të rritur sigurinë dhe paqen”.

Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s kanë pohuar se marrëveshja mund të jetë parë si shurdhuese mbi luftën e Rusisë me Perëndimin e cila mund të përkeqësojë marrëdhëniet me Kremlinin.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë janë të gatshëm që të premtojë mbështetjen e tyre për marrëveshjen, duke cituar mospërfilljen e Rusisë për traktateve të mëparshme.

16 vendet të cilët i përkasin Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, janë të vendosura për të nxjerrë një deklaratë gjatë një takimi në Hamburg.

Gjermania është në krye kundër brutalitetit Rus, së bashku me Francën, Italinë, Austrinë, Belgjikën, Zvicrën, Republikën Çeke, Spanjën, Finlandën, Holandën, Norvegjinë, Rumaninë, Suedinë, Sllovakinë, Bullgarinë dhe Portugalinë.

Të enjten, Putin deklaroi se “Rusia nuk ka kufij”, kur u pyet në lidhje me gjeografinë në televizion rus.

Shakaja e tij, shkaktoi një acarim të udhëheqësve të huaj, duke ngjallur frikë se Putin mund të kërkojë për të zgjeruar kufijtë dhe të konsumojnë shtetet fqinje dhe sjelljen e tyre në fushën e tij.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?