FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Evropa reagon me lehtësim për fitoren e van der Bellen

Shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë – lehtësim për fitoren e van der Bellen në zgjedhjet presidenciale në Austri.

Në zgjedhjet presidenciale në Austri fitues doli ish-kryetari i Partisë së Gjelbër Alexander van der Bellen. Ai fitoi ndaj kandidatit populist të djathtë Norber Hofer.

Në reagimet e politikanëve evropianë u ndje lehtësimi për fitoren e van der Bellen. Tani ka për detyrë «të bashkojë sërish shoqërinë austriake pas kësaj fushate të gjatë dhe të fortë elektorale» – tha sekretarii i përgjithshëm i CDU-së Peter Tauber në Berlin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë

Swiss Digital Mobile Reklama

«Rezulati është një shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë.» – tha ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier (SPD).

Österreich Präsidentschaftswahlen Reaktionen Van der Bellen (picture-alliance/R. Schlager/APA)

Kjo është një ditë e mirë për Austrinë, por përfundimi i zgjedhjeve nuk do të thotë se duhet të ulim shkallën e gatishmërisë, tha për gazetën «Berliner Zeitung»  sekretarja e përgjithshme e Partisë Socialdemokrate Katarina Barley. «Populistët e djathtë apelojnë në të gjithë Evropën ndaj instikteve të ulëta dhe sfrytëzojnë madje edhe shqetësimet e njerzëzve dhe nxisin frikëra.» – tha ajo.

Fitorja e van der Bellen është «një humbje e rëndë për nacionalizimin, prapambetjen dhe populizmin antievropian» – shkroi në twitter presidenti i Parlamentin Evropian Martin Schulz (SPD).

«Në një kohë kur ne gjendemi përpara sfidash të vështira, kontributi i mëtejshëm konstruktiv i Austerisë për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta evropiane mbetet me rëndësi vendimtare» – tha në Bruksel presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk.-DW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?