Fajtore për mbi 10 mijë vrasje, 97-vjeçarja apelon dënimin

97-vjeçarja Irmgard Furchner u shpall fajtore javën e kaluar për bashkëpunim në 10,505 vrasje në kampin Stutthof gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ish-sekretarja e kampit të përqendrimit nazist do të apelojë dënimin e saj.

Ajo u dënua gjithashtu si bashkëpunëtore për tentativë vrasje në pesë raste dhe u dënua me dy vjet me kusht. Por Furchner ka thënë se do të apelojë vendimin e gjykatës shtetërore Itzehoe.

Sipas ligjit gjerman, kushdo që ka ndihmuar kampet naziste të vdekjes dhe kampet e përqendrimit të funksionojnë mund të ndiqet penalisht si ndihmës i vrasjeve të kryera atje. Furchner ishte sekretare e komandantit të kampit Stutthof pranë Danzig-tani qyteti polak i Gdanskut- midis qershorit 1943 dhe prillit 1945.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?