Familja me 12 vëllezër e motra mban rekordin Guinness për këtë arsyje
Një familje me 12 motra dhe vëllezër theu rekordin botëror ”Guinness”. Kjo për moshën e lartë totale të kombinuar, me më të madhin në 97 vjeç dhe më të voglin në 75 vjeç. D’Cruz ka një moshë të kombinuar prej 1,042 vjet e 315 ditë dhe rekordi i tyre u konfirmua më 15 dhjetor, sipas një njoftimi për shtyp nga ”Guinness”.
Emrat dhe datat e tyre të lindjes janë si më poshtë: Doreen (3 shtator 1923), Patrick (30 shtator 1925), Genevieve (4 korrik 1927), Joyce (2 mars 1929), Ronnie (24 gusht 1930), Beryl (26 gusht 1932), Joe (1 qershor 1934), Francesca (17 shtator 1936), Althea (27 korrik 1938), Tereza (9 qershor 1940), Rosemarie (30 mars 1943) dhe Eugjenia ( 24 tetor 1945).
Vëllezërit dhe motrat kanë lindur të gjithë nga të njëjtët prindër në Pakistan dhe tani jetojnë në të gjithë botën, përfshirë Kanadanë, Londrën, Zvicrën dhe SHBA-në. ”Ata nuk jetojnë në të njëjtin vend, D’Cruz thonë se ata janë një familje e ngushtë që llogarisin arritjen e titullit të Rekordeve Botërore ”Guinness” si një nga pikat kryesore të jetës së tyre”.