FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FBI zbarkon në Itali, luftë krimit të organizuar dhe trafikut të drogës

Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti ka zhvilluar një vizitë zyrtare në SHBA. Ai është takuar me homolgen amerikane, Kirstjen Nielsen, me drejtorin e Përgjithshëm të FBI Christopher Wray si dhe me Minstrin amerikan të Drejtësisë Jeff Sessions.

Në një notë zyrtare Minsitria e Brendshme italiane informon se çështjet kryesore që Ministri Minniti ka diskutuar me kolegët italianë është bashkëpunimi për sigurinë e stabilitetin në Mesdhe si dhe bashkëpunimi për të luftuar kundër rrezikut të terrorizmit, krimit të organizuar dhe kundër trafikut të drogës përmes Mesdheut.

Italia e SHBA kanë vendosur të përforcojnë shkëmbimin e informacionit të shërbimeve të Inteligjencës në lidhje me luftëtarët e ISIS që përmes rrugës së Mesdheut përpiqen të hyjnë në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për mediat italiane, Ministri Minniti thotë se “stimohen të jenë rreth 25 mijë xhihadistë që janë larguar nga fronti ushtarak i ISIS e shkëmbimi i informacionit me autoritetet amerikane do të na ndihmojë të kuptojmë se ku ndodhen sot.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Italia do të jetë vendi i parë i zonës Schengen që do ta kryej këtë përmes dy aeroporteve të rëndësishme të saj, aeroporti Fiumicino në Romë e Malpensa në Milano.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?