“FED ka gabuar gjatë krizës” – Bernanke pranon dështimin. Paniku ishte arsyeja e vetme e recesionit

Ish kryetari i Rezervës Federale, Ben Bernanke, pranoi se politikëbërësit kanë bërë 2 gabime kritike gjatë krizës financiare 1 dekadë më parë.   Sipas tij, ata dështuan ta parashikonin përmasën e kësaj krize dhe nënvlerësuan dëmin ekonomik që do të shkaktonte. “Askush nuk e parashikoi përhapjen dhe forcën shkatërruese të krizës”, tha ai. Bernanke  ka qenë shefi i sistemit bankar qendror në SHBA nga viti 2006 deri në 2014-ën.  Ai përmendi panikun që erdhi nga kolapsi i Lehman Brothers  si arsyen e vetme të recesionit atëherë.

Dështimi për të parashikuar përmasat e goditjes që erdhi atëherë,  tregon se duhet një përfshirje më e gjerë e faktorëve të tregut të kreditit në modelet dhe projeksionet për ekonominë në të ardhmen, sipas tij. Bernanke është politikëbërësi i dytë që pranon fajin në publik këtë javë.  Ish zv/kryetari Donald Kohn, pranoi se banka qendrore ka bërë gabime në projeksione gjatë krizës dhe pasojave që erdhën.  Rezerva Federale nënvlerësoi gjithashtu kostot e programit të lehtësimit sasior (QE).

Bernanke kundërshtoi argumentet e ekonomistëve, që thonë se kolapsi i çmimeve të shtëpive ishte faktori kryesor që solli recesionin një dekadë më parë.  Bernanke shtoi se ndërsa kjo luajti një rol madhor, recesioni nuk do të ishte kaq i keq nëse investitorët nuk do të tërhiqnin me panik paratë nga bankat dhe institucionet e tjera financiare.  “Ishte një arratisje nën panik te bankat i ngjashëm me vitet 30, por në mënyrë elektronike se sa nëpërmjet rreshtimeve në rrugë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bernanke tha gjithashtu se reformat pas krizës financiare e kanë lënë Rezervën Federale me më pak mjete për të luftuar krizën e ardhshme.  Në përpjekje për të parandaluar shpëtimet e ardhshme nga Qeveria, Kongresi frenoi kapacitetin e Rezervës Federale, Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave dhe Departamentit të Thesarit, për të ofruar mbështetje emergjencë  ndaj sistemit financiar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?