Fëmija 19 ditësh gjendet i vdekur, në trup shenja dhune prej prindërve

E rrahën egërsisht kur kishte vetëm 19 ditë që kishte ardhur në jetë. Marina Smyth, 21 vjeçe dhe Michael Osborne, 22 vjeç, akuzohen për vrasjen e djalit të tyre, Bailey Smyth-Osborne, pasi foshnja u gjet pa ndjenja në banesë.

Pasi ndihma e shpejtë e dërgoi në spitalin anglez Tonbridge Tonbridge, në trupin e vogëlushit u gjetën shenja të ndryshme, si dëmtime në kokë, këmbë dhe gërvishtje në trup.

Sipas prindërve, vogëlushi humbi jetën për shkak të poliomielitit, por autopsia konfirmoi shenjat e dhunës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu nisën hetimet ndaj prindërve të të miturit, për dhunë, pas vdekjes së të miturit në dhjetor të vitit 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekspertët konstatuan se plagët nuk mund të kenë qenë shkak për vdekjen, por janë shenjë e qartë dhune.

Prindërit kanë pretenduar gjatë gjithë kohës pafajësinë, ndërkohë që këtë të mërkurë u dënuan me nga 8 vite burg secili.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?