Fëmijët e rrëmbyer në Qipro, kapet ”manjaku”

Një 35-vjeçar greko-qipriot është autori i rrëmbimit të dy fëmijëve 11-vjeçarë nga një shkollë 8-vjeçare në qytetin Larnaka të Qipros. Ata janë gjetur pas disa orësh, në një pallat pranë shkollës, pasi janë parë nga dëshmitarë okularë të hyjnë bashkë me autorin e rrëmbimit dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Sipas medieve qipriote, fëmijët dukej se ishin nën ndikimin e qetësuesve, pasi gjatë pyetjeve të para të bëra nga hetuesit u duk se nuk mbanin mend asgjë. Ata janë çuar në spital, ku u janë nënshtruar një sërë analizave mjekësore, ndërsa pranë tyre ndodhen edhe psikologë.

Sipas informacioneve paraprake duket se motivi i rrëmbimit mund të jetë ai i hakmarrjes, teksa mësohet se prindërit e fëmijëve ishin mjekë. Ndërkohë, xhiron e medieve po bën një video nga televizioni shtetëror i Qipros, kur gazetari që po raportonte gjatë edicionit dhe folësja e lajmeve mësuan lajmin e gëzuar dhe e transmetuan atë duke qarë nga gëzimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?