Filipine, 4800 të bllokuar për shkak të tajfunit Mangkhut

Janë më shumë se 4800 pasagjerë të bllokuar në porte në zona të ndryshme të Filipineve, ku nesër pritet të mbërrijë super-tajfuni Mangkhut.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale. Ekspertët e krahasojnë forcën e kësaj stuhie me atë të një uragani të kategorisë 5.

Janë më shumë se 4 milion njerëz që rrezikohen nga kjo stuhi. Mangkhut do të prekë tokën në zonën e ishullit të Luzon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?