Filmojnë veten duke përdhunuar gruan, postojnë videon në rrjetet sociale

Një indiane është përdhunuar brutalisht nga dy burra që filmuan aktin e tmerrshëm.

Viktima u përdhunua në lumin Ganges.

Përdhunuesit filmuan veten e tyre duke abuzuar seksualisht me 45-vjeçaren në Patna dhe më pas postuan videon shokuese në mediat sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat raportojnë se gruaja në video iu lut burrave që të mos e përdhunonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gruaja po lahej në lumin, që ata e konsiderojnë të shenjtë, kur u sulmua.

Ata e tërhoqën nga uji para se ta përdhunonin në bregun e lumit.

Pas aktit të tmerrshëm gruaja shkoi në polici për të bërë denoncimin.

Mediat lokale kanë pohuar se ajo raportoi dhunimin në polici por oficierët refuzuan që të vepronin. Por pasi video u bë virale në mediat sociale, dy përdhunuesit u gjetën dhe u arrestuan nga policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?