FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FINLANDË – Një burrë vret kryetaren e këshillit bashkiak të Imatras dhe dy gazetare

Një burrë dyshohet për vrasjen, dje në mbrëmje vonë, të kryetares së këshillit bashkiak të qytetit finlandez të Imatras, Tina Wilen-Jappinen si edhe të dy gazetareve që e shoqëronin.

Ndërkohë, vlen për t’u thekuar fakti se nuk kemi të bëjmë me vrasjen e kryetares së bashkisë së këtij qyteti, ashtu siç ishte thënë deri tani nga shumica e medias vendase dhe ajo e huaj.

Në momentin e vrasjeve, viktimat gjendeshin në një zonë pedonale përballë një restoranti, në qytetin me rreth 28 mijë banorë dhe 230 kilometra në lindje të Helsinkit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia arresoi një person të dyshuar, i cili nuk rezistoi, ndërkohë që nuk dihen ende arsyet e veprimit të tij, ndërkohë që media bën fjalë për një ngjarje të rastësishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?