Fletëpalosjet e hedhura në Gaza, banorëve: Evakuoni qytetin ‘menjëherë’!

IDF ka thënë se avionët e saj luftarakë po godasin objektivat e Hamasit në Gaza, pasi afati për një tjetër zgjatje të armëpushimit kaloi pa u shpallur asnjë marrëveshje. Raketat janë lëshuar gjithashtu nga Gaza.
Banorët në Gazën jugore raportuan se Izraeli po lëshonte fletëpalosje duke i urdhëruar ata të largoheshin nga lindja e Khan Younis.
Aty shkruhet: “Jeni nën urdhër që të evakuoheni menjëherë dhe të shkoni në strehimoret në zonën e Rafah.
“Qyteti i Khan Younis është një zonë e rrezikshme luftarake.
“Ne ju kemi paralajmëruar.
“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit”.