Forcat afgane arrestuan disa persona të dyshuar si pjesëtarë ISIS-it
Forcat e sigurisë afgane arrestuan gjashtë pjesëtarë të dyshuar si të ISIS-it dhe i akuzoi ata për hapjen e qindra llogarive të rrejshme në Facebook dhe rrjete tjera sociale, të cilat i kanë përdorur për të rekrutuar anëtarë të ri të grupit militant.
Agjencia për Siguri Kombëtare e Afganistanit tha se njëri nga të arrestuarit gjithashtu ka përdorur edhe Twitter-in, Instagram-in dhe Telegram-in për të rekrutuar luftëtarë dhe për të promovuar grupin militant.
Grupi militant në Afganistan që është i lidhur me Shtetin Islamik ka rekrutuar shumë luftëtarë nga mbarë bota përfshirë vendet perendimore.
Grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik në Khorasan është aktiv në Afganistan që nga viti 2015. Pjesëtarët e tij luftojnë kundër talebanëve, forcave afgane si dhe ushtarëve amerikanë.
Ende nuk dihet saktë se sa luftëtarë të Shtetit Islamik janë në Afganistan, por ushtria amerikane vlerëson se janë diku rreth 2 mijë./ REL
KOHA JONË SONDAZH

