Forcat e SHBA-së mbërrijnë në Berlin për stërvitjen e NATO-s

Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani në kuadër të një strategjie të re për vendosjen e shpejtë të forcave ushtarake të NATO-s në Evropën Lindore në rast të agresionit rus apo emergjencave të tjera.

Ushtria e SHBA-së thotë se 350 ushtarë të Divizionit të Armatosur arritën në Berlin, si pjesë e një grupi prej 1.500 ushtarësh që pritet të arrijnë gjatë kësaj jave.

Forcat ushtarake do të shkojnë në Poloni ku do të bëjnë manovra me forcat polake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ideja e strategjisë së “vendosjes dinamike” është që kur të jetë e nevojshme “të rriten në mënyrë të shpejtë forcat e gatshme për luftime” në Europë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Gjermania dhe Britania tashmë kanë vendosur njësi me madhësi batalioni në Poloni, Letoni, Lituani dhe Estoni, raporton AP.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?