Ford prezanton super makinën e policisë për vitin 2020

Gjigandi i prodhimit të automjeteve, “Ford” ka lancuar makinën e re që mund të përdoret nga patrullat e policisë në SHBA në vitin 2020. Modeli 2020 Explorer është përmirësuar në ekonominë e karburantit dhe në kilometrazh, falë fuqisë më të madhe hibride.

Makina ofron zgjedhje të tre motorëve: një motor 3.3 litra hibrid, një tjetër opsional 3.0 litra EcoBoost dhe 3.3 litra V6, të cilat çiftëzohen me një ndërrues shpejtësish prej 10 mundësish.

Gjithashtu, rrotat të cilat posedon ky model i Ford-it janë në gjendje të përballojnë borën dhe rërën. Makinat e reja përveçse janë më të shpejta dhe më efikase, kanë edhe një karakteristikë tjetër efektive, pasi ekziston një sistem i njohur për alarme të perimetrit të policisë që monitoron 270 shkallë përreth automjetit për të ndihmuar në njoftimin e oficerëve për çdo rrezik potencial.

Një veçori tjetër opsionale është Kamera e Kuqe On-Demand, që lejon efektivët të shohin se çfarë po ndodh prapa makinës vetëm përmes shtypjes së një butoni.

SHKARKO APP