Foto/ Policët gjejnë granatë jashtë ndërtesës së tifozëve holandezë
Në Holandë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.
Pranë një klubi të tifozëve të ekipit të futbollit ADO Den Haag, është gjetur një granatë dore.
Një postim ditën e djeshme në “Twitter” ka shokuar fansat e futbollit në vend. Pranë granatës ishte dhe një grafit me tre X. Ky simbol i takon flamurit të kryeqytetit të Hollandës, Amsterdamit.
Radio lokale “Omroep West” raportoi se granata u hoq gjatë stërvitjes së ekipit vendas.
Jacco van Leewen, drejtuesi i tifo grupit të ADO Den Haag foli për radion lokale në lidhje me këtë incident.
“Kjo është padyshim një ngarje e rrallë në historinë e futbollit.”
Den Haag njihet si mbështetës i Ajaksit, ku kjo e fundit do të luajë sot pikërisht në Amsterdam kundër Juventusit.
KOHA JONË SONDAZH


