FOTO/ Stuhi rrufesh në New York, raportohet për 3 të plagosur

Një stuhi e fuqishme goditi New York-un këtë të martë, ku të paktën 3 persona u plagosën nga rrufetë. Mësohet se ngjarjet janë regjistruar në Queens. Sipas policisë, dy burra mbetën të plagosur teksa luanin futboll, ndërsa u dërguan me urgjencë në spital.

Tgcom shkruan se një nga të plagosurit, 30 vjeç, është në gjendje kritike, ndërsa 42-vjeçari nuk paraqet rrezik për jetën. Ndërkohë një tjetër person mbeti i plagosur në një zonë pak më larg Queens.
“Dëgjova një zhurmë shumë të madhe,” tha një dëshmitar, Andrew Graneros. “Ndalova çfarë po bëja dhe pash dy djem që ishin shtrirë përtokë, ndërsa një tjetër vraponte duke thënë; thërrisni policinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?