Fox News: Qeveria turke përdorur xhamitë në SHBA për të spiunuar
Rizgjedhja e fundit e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan po përcjell shqetësime rreth fuqive të tij në rritje jo vetëm në Turqi, por këtu në SHBA, sipas ekspertëve që besojnë se ai është i vendosur të përhapë versionin e diskutueshëm të islamist-nacionalist përmes rrjetit të xhamive dhe qendrave fetare.
Disa nga këto shqetësime janë përqëndruar në Qendrën Dijanet të Amerikës (DCA), një xhami dhe qendër islame në Maryland, në periferi të Uashingtonit. DCA u ndërtua me mbështetjen dhe financimin e fortë nga Presidenca Turke e Çështjeve Fetare, ose Dijaneti, që nën administrimin 15-vjeçar të Erdoganit ka inkurajuar në ndërtimin e xhamive dhe qendrave islame anembanë botës.
Erdogan vetë mori pjesë në hapjen e qendrës prej 110 milionë dollarësh në vitin 2016. Por, ndërsa qëllimi kryesor i DCA-së, sipas faqes së saj të internetit, është “të ofrojë shërbime fetare pa ndërhyrje në politikë”, kritikët thonë që nuk është kështu.
“Këto xhami nuk janë vende adhurimi,” tha David L. Phillips, Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia. “Ato janë qendra për mobilizimin politik që funksionojnë si medrese, duke shtrembëruar Islamin dhe duke radikalizuar rininë”.
E vendosur në një lagje të qetë në qytetin Lanham, Maryland, përgjatë rrugës nga një kishë e vogël dhe një grup shtëpish përdhese, DCA mbush një bllok të tërë, me një seri ndërtesash mbresëlënëse. Dhe është pikërisht ky vend nga ku kritikët thonë se qeveria turke përhap markën e Islamit të Erdoganit, kryen spiunazh dhe mbledh informacion për shërbimin e tij kombëtar të inteligjencës dhe i ndjek turqit amerikanë, të cilët dyshohen se janë pasues të Fetullah Gylenit, një klerik me bazë në Pensilvani i quajtur nga presidenti turk si armiku numër një në Turqi.
Erdogan drejton Turqinë nën sundimin e gjendjes emergjente që nga përpjekja e dështuar për grushti shteti në korrik 2016 (për të cilën ai fajëson Gylenin) dhe gjatë kësaj periudhe ka burgosur dhjetëra mijëra turq nga radhët e shërbimit civil, ushtarak, gjyqësor dhe sistemit arsimor. Erdogan ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të ekstradojnë Gylenin, por këto kërkesa janë refuzuar, duke cituar mungesën e mjaftueshme të provave.
Flamuri turk valëvitet mbi bazën e DCA, imamët e të cilëve dhe punonjëset femra janë caktuar përmes selisë Dijanet në Ankara, kryeqytetit turk. DCA, është një nga më shumë se 20 xhamitë nën ombrellën e Dijanetit, shumica e të cilave ndodhen në verilindje.
Por shumë turko-amerikanë që mbështesin lëvizjen e Gylenit (ose thjesht nuk pajtohen me sundimin e Erdoganit) thonë se qëndrojnë larg këtyre xhamive.
“Përkrahësit e Gylenit nuk shkojnë në xhaminë e Maryland’it, sepse ata kanë frikë nga shqetësimet, fyerjet apo sulmet e mundshme. Kjo ndodh në të gjitha xhamitë e financuara nga Dijanet në të gjithë SHBA “, pohoi një gazetar turk në SHBA, i cili më parë ka punuar për një media afër Gylen’it. “Shumë prej mbështetësve të Gylen’it nuk u lejohet të luten në këto xhami, dhe banderola “gylenistët nuk lejohen ” gjenden të varura në mure. Por njerëzit kanë frikë më shumë prej rrëmbimeve sesa prej fyerjeve të ndryshme.”
KOHA JONË SONDAZH

