Francë, betejë për djathin “Camembert”
Beteja për të industrializuar prodhimin e djathit francez Camembert mbërriti në Parlamentin e vendit. Debati lidhet me rishikimin e rregullave që mbulojnë “skemën e mbrojtur të origjinës” për djathin që prodhohet në rajonin veriperëndimor të Normandisë.
Djathi legjendar, që mban emrin e fshatit Camembert dhe daton që nga shekulli i 18, ka nxitur një mosmarrëveshje mes mbështetësve të metodës të vjetër të prodhimit me qumështin e papërpunuar dhe përkrahësve të praktikave moderne që kërkojnë lejimin e përdorimit të qumështit të pasterizuar. Tani industria në Francë kërkon që ligjvënësit të autorizojnë përdorimin e qumështit të pasterizuar dhe mekanizimin e procesit.
Charles Breant ka 200 lopë. Ai i shet 90 për qind të qumështit të grupit ushqimor Danone për prodhimin e kosit dhe me pjesën e mbetur prodhon vetë 350 copë djathë artizanal camemberts në ditë. Receta e tij është shumë pranë origjinalit të krijuar para revolucionit francez. Ai dhe katër vëllezërit e tij filluan tua shesin djathin e prodhuar restoranteve me yje Michelin si dhe dyqaneve në Paris.
Djathi i vërtetë “Camembert” është i mbrojtur nga skema europiane e cilësisë e njohur si “produkte me origjinë të kontrolluar”.
E ndërsa djathi “Camemberts” mund të prodhohet në çdo vend të botës duke përdorur qumësht të pasterizuar, që produkti të siglohet “Camembert de Normandie”, duhen ndjekur rregullat, për ta prodhuar në mënyrë artizanale dhe vetëm me qumësht të papërpunuar nga Normandia.
Deputeti Richard Ramos thotë se lehtësimi i rregullave do të vinte në rrezik ekzistencën e djathit.
KOHA JONË SONDAZH

