FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Francë – Rihapet salla e koncerteve Bataclan, një vit pas sulmeve në Paris

Salla e Koncerteve Bataclan në Paris, e cila ra pre e sulmeve terroriste një vit më parë është rihapur ditën e shtunë. Salla u hap me një performancë nga artisti britanik Sting.

Ai i tha audiencës, mes tyre edhe të mbijeturave nga sulmi se ata duhet të nderonin të ikurit dhe të festonin jetën.

Ndërkohë u mbajt edhe një minutë heshtje në sallën tashmë të rinovuar për të përkujtuar viktimat e sulmeve që u morën përsipër nga Shteti Islamik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë hapja e Bataclan u shoqërua me masa të rrepta siguri dhe forca të shumta policie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmet terroriste në Bataclan ndodhën në 13 nëntor 2015 dhe mbetën të vdekur rreth 90 persona.

53116052

53116059

53116051

53115822

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?