FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Francë, sulmohet një shtëpi murgjish.Gjendet e vdekur nje grua.

Policia anti-terror në Francë është në kërkim të një  personi të aramtosur i cili gjatë natës sulmoi me armë një shtëpi murgjish në pension në Montpellier, ndërsa mendohet se edhe një murgeshë ka mbetur e vrarë.

Fillimisht u raportua se personi i armatosur mbajti peng rreth 70 persona që ndodheshin në atë shtëpi murgjish, por pas ndëryrjes së policisë personat u lanë të lirë, ndërkohë që edhe autori është në arrati.

BBC shkruan se deri tani nuk ka të dhëna që ky mund të jetë një sulm terrorist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupi i viktimës u gjet jashtë ndërtesës, ndërsa policia kontrolloi, por i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Tani për tani, ka vetëm një viktimë”, tha prokurori i Montpellier Christophe Barret. Ai tha gjithashtu se nuk ka asnjë provë në lidhje me motivin e këtij krimi.

Ndërkohë personi i cili kreu sulmin nuk ishte i njohur për autoritetet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?