Fshati i babagjyshit

Fshati i Santa Clausit në qarkun arktik, është më i ngjashmi i mundshëm me një kartolinë krishtlindjesh. Çdo dimër që kalon sjell numra rekord turistësh në laplandin finlandez. Vizitorët, kryesisht nga Evropa, janë të përhershëm në këtë qytezë. Turizmi në Lapland tani po tërheq edhe tregje të reja joshëse, si Kina.

“Ne shohim dallime të mëdha në aktivitetet që grupet e ndryshme pëlqejnë të bëjnë këtë. Slita me qenë, shëtitje me biçikletë, pëlqehen p.sh. nga francezët. Ndërsa Britanikët janë veçanërisht të interesuar për motorët e borës dhe aziatikët janë më të interesuar të shohin Dritat e veriut”, shprehet Sanna Karkkainen.

Falë këtij boomi, papunësia në qytetin e Rovaniemit është më e ulëta në tre dekada. Por për banorët e mësuar me qetësinë rurale, turizmi masiv është një shqetësim në rritje. Shumë ankohen për pengesat dhe rrëmujën që lënë pas mijëra vizitorë. Indigjenët e laplandit, komuniteti sami që rrit drerë, akuzon industrinë e turizmit se po përhap stereotipe fyese shtrigash dhe magjistarësh dhe po përfiton në kurriz të kulturës së tyre të lashtë. Për më tepër, ka një kosto të konsiderueshme emetimesh nga fluturimet në arktik, një zonë që shkencëtarët thonë se po ngrohet dy herë me shpejt se mesatarja globale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?