Fushata e Amnesty International për të falur “luftëtarët e të drejtës”
Artisti disident kinez, Ai Wenwei ka bashkuar forcat me Amnesty International për fushatën e tyre vjetore “Shkruaj për të Drejtat”. Ai ka krijuar portrete me Lego për 11 luftëtarë të të drejtës, përfshirë edhe informatorin amerikan, Edward Snowden.
“Për Edward Snowden, po i kërkojmë njerëzve t’i shkruajnë Barack Obama-s në ditët e tij të fundit si president, sepse ai ka mundësinë unike për t’i garantuar Snowden faljen që do ta lejojë atë të kthehet në vend si një njeri i lirë. Po e kërkojmë faljen për të sespe kjo është mënyra e vetme që Edward mund të marrë drejtësi,” u shpreh May Carolan nga Amnesty International.
Njerëzit kërkohet t’i dërgojnë sa më shumë letra autoriteteve, për faljen e 11 personave të zgjedhur, të cilët, bashkë me Snowden, përfshijnë një fotoreporter egjiptian të burgosur dhe një të ri nga Azerbaixhani, të torturuar pasi kishte bërë graffiti mbi një statujë.
“Obama ka patur mundësinë të bëjë shumë gjatë presidencës dhe ka patur gjëra për të cilat ai nuk ka bërë shumë, por kjo është diçka që vërtet mund të bëjë ndryshimin. Nëse kjo ndodh ose jo, ne shpresojmë që po, ne do të vazhdojmë të kërkojmë, edhe nëse nuk ndodh, sepse shpesh kemi punuar për raste shumë herë më të pashpresa dhe kemi arritur ndryshim.”
Snowden ju garantua azil në Rusi, pasi ai kërkohet në Amerikë si personi që zbuloi programet masive të survejimit të qeverisë amerikane.
“Edhe pse më ka kushtuar shumë, i kam dedikuar jetën time Amerikës. Edhe pse më mungon shtëpia ime, jam krenar për zgjedhjet që kam bërë.”
“Pyetja të cilës ne duhet t’i përgjigjemi nuk është ‘Më pëlqen mua? Jam një person i mirë ose i keq?’ por është ‘A nuk do të donit ta dinit të vërtetën? Do të donit të rrinit në errësirë?’”
“Shkruaj për të Drejtat” gjithashtu i kërkon njerëzve të shkruajnë letra për të mbështetur ata persona të cilët janë burgosur apo sulmuar për aktivitetet e tyre. Vitin e kaluar, pjesëmarrësit në këtë fushatë dërguan më shumë se 3.7 milionë letra, email-e, tekste dhe fakse, sipas Amnesty, duke e kthyer këtë në fushatën më të madhe për të drejtat e njeriut.
“Mesazhi ynë kryesor është se ju jeni të fuqishëm. Nuk duhet të mendoni ‘çfarë do të bëjë letra ime e pavlerë?’ Ajo do të bëjë diferencën. Kjo i jep shpresë njerëzve në momentet e tyre më të errëta, kur ata janë në burg, ose vuajnë nga forma të ndryshme të abuzimit. E dimë se njerëzit lirohen nga burgu, dhe ata marrin akses në kujdesin mjekësor.”
Fushata e vitit të kaluar kontribuoi në fitoren e tre rasteve, lirimin me kusht të dy aktivistëve që përballeshin me dënimin me vdekje në Republikën Demokratike të Kongos; lirimin e një gruaje e cila kishte kaluar 4 vite në një burg në Meksikë dhe shkarkimin e akuzave në Mianmar, kundër një studenti që ndihmoi në organizimin e protestave paqësore.
“Çdo vit ne shohim më shumë suksese dhe kjo pjesërisht sepse kemi gjithnjë e më shumë njerëz që shkruajnë letra. Sa më shumë njerëz marrin pjesë, më shumë ndryshim do të ketë dhe është e lehtë,” u shpreh Carolan.
/Oranews.tv/
KOHA JONË SONDAZH

