FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fushata e Clinton: Do të marrim pjesë në rinumërimin e votave

Kandidatja e Partisë së Gjelbër, Jill Stein në SHBA ka kërkuar rinumërimin e votave në një zonë ku fitoi shumë ngushtë republikani Donald Trump.

Ajo e dorëzoi kërkesën në Komisionin Zgjedhor pasi siguroi edhe fondet e nevojshme për të iniciuar këtë proces.

Ndërkohë, fushata e Hillary Clinton deklaroi të shtunën se do të marrë pjesë në procesin e rinumërimit të votave në disa shtete kyç, duke ju bashkuar kështu kandidates së Partisë së Gjelbër Jill Stein, raporton CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, me anë të një postimi në Medium, Marc Elias, këshilltari i fushatës tha së gjatë investigimit të tyre ata nuk kishin parë ndonjë shenjë parregullsie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkesa për rinumërim është bërë në shtetin ku fitoi ngushtë Donald Trump, në zgjedhjet e para dy javëve.

Mediat e huaja raportojnë se për të kërkuar rinumërim duheshin 1.1 milion dollarë dhe Stein bëri thirrje për donacione.

Komisioni zgjedhor pritet të marrë një vendim javën e ardhshme Stein është zotuar gjithashtu se do të kërkojë rinumërime të votave edhe në Michigan dhe Pensilvani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?