FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fushata e zotit Trump ka shpenzuar më pak se sa ajo e znj. Clinton

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka dhënë 66 milionë dollarë për fushatën e tij presidenciale. Komisioni Federal i Zgjedhjeve tha se në ditët e fundit të fushatës, zoti Trump shpenzoi 94 milionë dollarë, ndërsa kundërshtarja e tij, Hillary Clinton, e cila kishte një fond më të madh për fushatën se sa zoti Trump, shpenzoi 132 milionë dollarë në ditët e fundit të fushatës presidenciale.

Megjithatë, biznesmeni miliarder e fitoi garën me ish-sekretaren e shtetit, gjë që nuk pritej nga shumica e analistëve, duke përfshirë mediat.

Brad Parscale, drejtor i fushatës dixhitale të zotit Trump, ka thënë për agjencinë e lajmeve “Associated Press” se investimet strategjike të minutës së fundit në reklamat dixhitale në Miçigan, Uiskonsin, Pensilvani dhe Florida, i hapën rrugën kandidatit republikan drejt fitorës së garës për Shtëpinë e Bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse nuk do të kishim shpenzuar në këtë platformë ndoshta nuk do të kishim mundur të fitonim”, tha zoti Parscale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Robby Mook, menaxheri i fushatës së zonjës Clinton, tha në një konferencë të kohëve të fundit të strategëve politikë dhe gazetarëve në Universitetin e Harvardit, se është penduar që nuk ka shpenzuar më shumë fonde në Miçigan, një shtet të cilin zoti Trump e ka fituar me një diferencë prej më pak se 11 mijë votash.

Njoftohet se zoti Trump ka mbledhur 339 milionë dollarë kundrejt 565 milionë dollarëve që zonja Clinton mblodhi gjatë këtij viti të fushatës presidenciale.-VOA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?