FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fushata zgjedhore në Maqedoni degjeneron në kërcënime me jetë

Pak ditë përpara ditës së zgjedhjeve, fushata elektorale degjeneroi në kërcënime me jetë. Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski nga mitingu i një nate më parë në Dellçevë në mënyrë të drejtë për drejtë kërcënoi kreun e LSDM-së.

Gruevski tha se po të ishte gjallë Goce Dellçevi do të dërgonte Qoseton që ta likuidonte Zaevin.
Nga LDSM-ja kërcënimet e Gruvskit për dhunë i cilësuan si dëshmi për dëshpërimin, frikën dhe panikun që përjeton kreu i VMRO DPMNE-së.

“Gruevski edhe për këto por edhe krimet e tjera ndaj qytetarëve dhe pronës së Maqedonisë do të përgjigjet para gjykatës e cila do të jetë e pavarur pas 11 dhjetorit”, theksuan nga LSDM-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama

/BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?