Futen në listën e zezë amerikane dy fëmijët e Milorad Dodik. E bija: Nuk ka privilegj më të madh

Djali dhe vajza e liderit serb të Bosnjes, Milorad Dodik, janë futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E para që ka reaguar mbi këtë vendim ka qenë vajza e Dodik, Gorica, e cila ka shpërndarë në llogarinë e saj në X postimin e ambasadës amerikane në Sarajevë, ku jepej njoftimi për futjen e saj në listën e zezë.

“Faleminderit shumë, nuk ka privilegj më të madh në këtë ditë dhe kohë se sa të jesh në listën tuaj të zezë, është prova se ne nuk jemi agresorë dhe kriminelë si ju. Duart tuaja janë me gjal deri në bërryla, kushdo që ju mbështet ju është bashkëpunëtor në krimet tuaja të tmerrshme rreth botës”, shkruan Gorica.

“E vërteta është se ju udhëhiqni korrupsionin në të gjithë botën përmes kompanive të ndyrshme dhe ata që nuk iu binden i quani kriminelë. Përshëndeteni presidentin tuaj pedofil, djalin e tij të droguar dhe të afërmit e tij të shumtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?