FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gafa e revistës “Newsweek”, në kopertinë në vend të Trump është Hillary

Donald Trump fitoi zgjedhjet dhe u bë presidenti 45-të i SHBA-ve. Por ka nga ata që e kanë ngatërruar këtë fakt.

Revista amerikane Newsweek një ditë pas zgjedhje në kopertinën e saj vendosi Hillary Clinton si presidenten e re. “Madame President”Hillary Clinton” shkruhej në faqen e parë të kësaj reviste.

Një gafë kjo që i kushtoi 125 mijë kopje, nga të cilat 17 ishin shitur. Revista i kishte besuar kompanisë së jashtme “Topix Media” detyrën për të realizuar numrin special për zgjedhjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo e fundit duke qenë e sigurt për fitoren e Hillary, përgatiti kopertinën me kandidaten demokrate si presidente të SHBA-ve. ‘Si gjithë të tjerët dhe ne gabojmë”- ka thënë administratori i Topix Media, Tony Romando, i cili prej kohësh bashkëpunon me Newsweek.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kopjet e revistës më pas u tërhoqën nga tregu për t’u zëvendësuar me ato të rejat, ku shfaqej fytyra e Donald Trump.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?