“Gaz vdekjeprurës në Europë, ja çfarë po planifikon ISIS”
Gazi “Mustard” është përdorur dhe ka qenë vdekjeprurës në Luftën e Parë Botërore, pasi shkakton djegie të rëndë ndaj syve, lëkurës dhe rrugëve të frymëmarrjes.
ISIS ka tranjuar kimistë në krijimin e një gazi “Mustard”, kjo për të kryer sulm vdekjeprurës kimik në Eurpë, ka parlajmëruar një ekspert. Ata kanë përdorur substanca toksike në një sulm mbi një bazë amerikane në Irak në shtator dhe ekziston frika se grupi ka shkencëtarë që punojnë në prodhimin e armës kimike.
Është pothuajse pa erë dhe për dymbëdhjetë orë ajo vepron. Gazi është aq i fuqishëm sa që vetëm sasi të vogla kthehet një predhë shpërthyese. Këto aftësi tani do të mund të importohen në Europë, paralajmëroi Philippe Denier, Kreu i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK). Ai tha se ishte “një nga rreziqet që ne kemi nevojë të përballemi dhe të kemi një përgjigje”.
Duke folur në një konferencë të mbrojtjes në Paris, një vit pasi fanatikët islamikë sulmuan me bombë, eksperti i armëve tha se: “Duket se një nga rreziqet që ne kemi nevojë të përballemi dhe të ketë një përgjigje për të, është që Shteti Islamik ka mësuar se si të bëjnë këto armë kimike”.
Kombet e Bashkuara dhe ONAK, mbikqyrësit e armëve ndërkombëtare kanë kryer një hetim për përdorimin e armëve kimike që përfundoi në tetor, ku u vërtetua se qeveria siriane ka përdorur gaz klorin dhe militantët e ISIS kanë gaz “Mustard”.
Autoritetet siriane mohojnë që kanë përdorur armë kimike në konflikt dhe shteti islamik nuk ka komentuar. Në shkurt ONAK zbuloi se militantët e ISIS-it, kanë sulmuar forcat kurde në Irak me gaz “Mustard”. Ekspertët janë ende të pasigurt se si grupi mund të ketë marrë ato, apo nëse mund të ketë qasje.
Arsenali kimik i Irakut, pjesë e programit “Armët e shkatërrimit në masë” që përdoret për të justifikuar pushtimin e vitit 2003, u shkatërrua më së shumti në epokën e Sadam Huseinit. Hamish de Bretton-Gordon, një specialist thotë se luftëtarët e ISIS mund të kenë zhvilluar aftësitë e tyre ndaj armëve kimike dhe mund të jenë duke u përgatitur që ti përdorin përsëri.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

