Gazetarja diagnostikohet me kancer, dedikim të birit: Mos më harro
Rachael Bland po shihte djalin e saj 2- vjeçar teksa luante kur papritur ra telefoni dhe gazetarja 40- vjeçare e BBC- së mori një telefonatë jetëndryshuese.
“Na vjen keq, kemi lajmë të këqija.” u dëgjua të thuhej në anën tjetër të linjës. Sëmundja ishte e pashërueshme!
Ndërkohë që i vogli i saj Freddie vazhdonte të luante, ajo ndjeu zemrën t’i bëhej thërrime. Rachael kuptoi se nuk do të mundte dot ta shihte birin e saj të rritej ndër vite.


Rachael Bland u diagnostikua me kancer 1 vit më parë dhe mjekët nuk i kanë dhënë shumë kohë jetë. Kështu, gazetarja ka menduar të shkruajë një libër, që do t’i shërbejë të birit si guidë për të jetuar një jetë, pa mamanë pranë.
“Ishte një ide që e pata sapo u diagnostifikova por nuk mendova se do më duhej ta vendosja vërtet në aksion. Sapo e mora lajmin në prill nisa të shkruaj. Dëshiroja të lija pas diçka për tim bir. Kur të rritet ai do t’i mësojë të gjitha historitë nga burri im, Steve. Por Steve nuk i mban mend gjërat ashtu siç i mbaj mend unë. Ndaj dua që përmes fjalëve të kuptojë personalitetin tim dhe të më dëgjojë zërin. Kapitulli i fundit do të jetë një mesazh përmbyllës për Freddie- n. Dua që ai të dijë se mund të bëhet çfarë të dëshirojë në jetë. S’dua të më harrojë! Mërzitem shumë kur mendoj: Nëse do të jetë i mërzitur për ndonjë gjë, si do ia dalë pa mua aty në krah? Dua ta shoh Freddie- n të shkojë në shkollë, universitet, t’i bashkohet një skuadre futbolli etj etj.”

Pavarësisht sëmundjes, Rachael po përpiqet ta vazhdojë jetën normalisht. Të shkojë në punë, të shëtisë me familjen, të jetojë, në aq kohë sa i ka mbetur!
Burimi: The Sun
KOHA JONË SONDAZH

