Giuseppe Conte, kush është kryeministri i pritshëm i Italisë?

Giuseppe Conte (Xhuzepe Konte) është emri i mundshëm i kryeministrit të ri të Italisë.

Një avokat i të drejtës private në Unniversitetin e Firenze-s, me përvoja ndërkombëtare në universitetet më me emër, që nga Yale, Cambridge dhe Sorbona, që vjen nga Lëvizja 5 Yjet.

Para afrimit me këtë të fundit, Conte ka gëzuar simpatinë e ish-kryeministrit Mateo Renzi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje, disa ditë më parë, kur emri i tij u përmend për herë të parë si kandidat i mundshëm, Renzi e shigjetoi me një batutë: Lëvizja 5 Yjet dashka të bëjë kryeministër mikun e Maria Elena Boschi-t?

Swiss Digital Mobile Reklama

Para votimit, lideri i Lëvizjes 5 Yjet e ka prezantuar si ministër të mundshëm të Administratës Publike.

I lindur në Foggia, në vitin 1964, Conte është diplomuar në drejtësi në universitetin “La Sapienza” me nota maksimale.

Ai ka qenë anëtar i disa fondacioneve dhe agjencive shtetërore.

Në vitin 2013, me vendim Parlamenti është zgjedhur anëtar i Këshillit të Presidencës së Drejtësisë Administrative.

Në atë rast bëri bujë CV-ja e tij me 18 faqe.

Emri i Conte-s që vjen nga radhët e Lëvizjes 5 Yjet, pasi ka gjetur dakordësinë me Lega-n, aleate në qeverisje, do t’i paraqitet presidentit Sergio Mattarella.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?