FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjermani, Steinmeier përzgjidhet si kandidati i përbashkët për president

CDU/CSU dhe SPD që formojnë qeverinë në Gjermani kanë përcaktuar si kandidat për president ministrin e Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier

Njoftohet se partitë e Bashkimit Demokratik Kristian dhe Bashkimit Social Kristian (CDU/CSU) me Partinë Social Demokrate (SPD) që formojnë qeverinë në Gjermani kanë përcaktuar si kandidat për president ministrin e Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier, në vend të presidentit Joachim Gauck, detyra e të cilit përfundon më 12 shkurt, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri gjerman i Ekonomisë dhe kryetari i përgjithshëm i SPD-së, Sigmar Gabriel, në një deklaratë në qendrën e përgjithshme të SPD-së ka theksuar se Steinmeier është një person që ka reputacion dhe që besohet në popull.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi të kënaqur që për detyrën e presidentit është propozuar si kandidat një person si Steinmeier. Është mirë që partitë në qeveri janë dakorduar në çështjen e një kandidati të përshtatshëm për detyrën e presidentit të popullit tonë”, është shprehur në fjalën e tij Gabriel.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?