Gjesti emocionues bën xhiron e rrjetit: Bluzat e bardha surprizojnë pacientët e shtruar në spital
Një gjest emocionues i bluzave të bardha po bën xhiron e rrjetit. Mjekët dhe infermierët e spitalit “George Papanikolaou” në Selanik kanë surprizuar pacientët e shtruar me Covid-19.
Ata kanë shkuar në çdo pavion, duke filluar nga senatoriumi dhe deri tek Klinika Psikiatrike e Fëmijëve dhe Adoleshentëve, dhe kanë kënduar këngë shoqëruar me instrumenta muzikorë si kitara apo firzamonikë.
Sakaq, bluzat e bardha kanë pasur me vete edhe një kuti, ku kanë ftuar të gjithë kontribuojnë me para për fëmijët në nevojë.
/abcnews.al