Gjimnazisti i dhunshëm bën për spital një tjetër mësues

Një mësues i një shkolle të mesme në Arabinë Saudite ka mbetur i plagosur dhe i lënduar në tokë pasi një gjimnazist e goditi në klasë.

Sulmi ndodhi në zonën e Al Taif pikëisht në momentin kur mësuesi po bënte apelin për nxënësit.

Kur arriti në bankën e ‘dhunuesit’ duke e thirrur në emër, ai u ngrit dhe e goditi. Më pas, mësuesi u dërgua me urgjencë në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Incidenti shokues është bërë viral në rrjet sociale. Pas goditjes, nxënësi ia mbathi por do të përballet me akuza ligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat lokale thonë se ai ishte transferuar nga një shkollë tjetër pasi bënte veprime të tilla. Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në Arabinë Saudite.

Në fillim të këtij vitit, një mësues u plagos në kokë nga një nxënës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?