“Google” shënjestra e radhës e Donald Trump

Motori i kërkimit “Google”, është shënjëstera e radhës e presidentit Donald Trump. Ai e ka akuzuar platformën si të trukuar dhe se ka ndërtuar mekanizma dashakeqëse ndaj tij.

Përmes statuseve në Tvvitter, shefi i Shtëpisë së Bardhë thekson se rezultati i kërkimit me fjalët “Trump News” tregojnë vetëm njoftime të rreme nga media që pozicionohen kunder tij.

Në një tjetër postim Trump ka vijuar sulmin duke shtusr se “96% e rezultateve, kur kërkon për emrin e tij në google vjen nga mediat kombëtare të së majtës, dhe kjo sipas tij është shumë e rrezikshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas presidentit amerikan, motori i kërkimit po shtyp zërat e konservatorëve dhe po fsheh informacionet dhe lajmet e mira rreth tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më parë gjatë korrikut ai kishtë cilësuar google-n si nje nga kompanitë me te shkelqyera që shtetet e bashkuara të amerikës kanë.

Prej kohesh duket se presidenti Trump ka nisur një fushatë sulmi kundrejt mediave, me parë ai ka akuzuar dhe facebook për qëndrime anti Trump dhe se i jep vizibilitet me shumë mediave që janë kundër tij si CNN, Washington post, New York Times e të tjere.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?