Grabitet banka, vdesin 9 persona

Të paktën 9 persona humbën jetën në një grabitje bankare që zgjati rreth një orë në Ido-Ani, të Nigerisë. Hajdutët, të cilët sulmuan një degë të një banke të vjetër në qytet, transportuan një sasi të madhe parash. Hajdutët u futën me një automjet sportiv në bankë, duke shkaktuar tension brenda ambienteve.

Burimet në qytet zbuluan se pesë zyrtarë të bankës dhe dy klientë u vranë nga grabitësit, ndërsa një nga grabitës u qëllua për vdekje nga policia. Gjithashtu, u mësua se një oficer policie u vra nga grabitësit , gjatë operacionit.

Përveç kësaj, shumë klientë dhe zyrtarë të bankës u rrahën nga autorët e krimit, ndërsa përpjekjet për të shmangur grabitjen nga policia dështuan. Zyrtari i marrëdhënieve publike të policisë së shtetit, z. Femi Jozefi, i cili konfirmoi incidentin, tha se ende nuk mund të japë detaje rreth incidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?